LAJMI I FUNDIT:

I sulmuan me HIMARS, ukrainasit pretendojnë se në Melitopol kanë vrarë 200 ushtarë të Kadyrovit

I sulmuan me HIMARS, ukrainasit pretendojnë se në Melitopol kanë vrarë 200 ushtarë të Kadyrovit

Ukrainasit kanë filluar një sulm në qytetin Melitopol në jug të vendit, ku me përdorimin e sistemit të avancuar raketor amerikan HIMARS, kanë arritur të godasin me precizitet pozicionet e ushtarëve rusë dhe atyre të Ramzan Kadyrovit të Çeçenisë.

Ushtria ukrainase sulmoi bazën e brigadës së 19-të të motorizuar të ushtrisë ruse, ku si pasojë ka pasur shumë të vdekur nga ana e ushtrisë së Putinit, transmeton Telegrafi.

Sipas Kievit në këtë sulm janë vrarë 200 ushtarë shumica prej tyre pjesëtarë të çeçenëve të Kadyrovit. E shumë prej ushtarëve tjerë që plagosur janë dërguar në spitalet e Krimesë.


Një video amatore shfaq trupat e pajetë të ushtarëve të Kadyrovit, si dhe zjarri që kishte kapluar gjithçka përreth bazës ku ata ishin stacionuar në Melitopol të rajonit të Zaporizhzhia.

E në mesin e vrarë besohet të jetë edhe Murad Saidov, që konsiderohet shumë i afërt me Kadyrovin që e përcillte ngado të lëvizte lideri i tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori