LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht reperi Fero

Sulmohet fizikisht reperi Fero

Hip hop ylli i ri, Fero, është rrahur dhe është kërcënuar me armë në njërën prej qendrave tregtare në Prishtinë.

Një vizitë e Feros në një prej qendrave të njohura tregtare në Prishtinë pasoi me një konfrontim fizik.


Një grup i panjohur prej katër personave u konfrontuan me reperin, teksa ai po dilte nga qendra tregtare.

Burimet e Telegrafit konfirmojnë se një veturë ishte ndalur para Feros dhe një personi që po e shoqëronte duke e talluar dhe ofenduar.

Fero besohet se u shmang prej tyre, por këta persona e rrahën, teksa njëri prej personave që e sulmuan besohet ta ketë pasur edhe armën me vete.

Publikohet video nga momenti kur u rrah reperi Fero
Lexo po ashtu Publikohet video nga momenti kur u rrah reperi Fero

Sulmi thuhet të ketë ndodhur pas mesnatës kur Fero doli nga kinemaja në një prej qendrave të njohura tregtare.

Reperi besohet se ka pësuar lëndime të lehta, teksa gjatë incidentit ka pasur edhe dëme materiale.

Fero u bë sensacion së fundmi me intervistat e tij, duke vënë në pah “superioritetin” e tij në krahasim me reperët tjerë.

Ai nuk ka hezituar që shumë herë të injorojë rivalët e tij dhe ata që e ofendonin, teksa kohëve të fundit ishte personazhi më i përfolur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Magazina
Qëndroi 184 ditë në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan

Qëndroi 184 ditë në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan

Magazina
Theu rregullat në Ferma VIP, merret një vendim për Gani Gërminë

Theu rregullat në Ferma VIP, merret një vendim për Gani Gërminë

Magazina
Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Magazina
Livia Brunga thotë se ka marrë fund raporti me Mevlan Shabën

Livia Brunga thotë se ka marrë fund raporti me Mevlan Shabën

Magazina
Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Magazina
Kalo në kategori