LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë ndaj policisë në Francë

Sulm me thikë ndaj policisë në Francë

Një oficer policie u lëndua rëndë në një sulm me thikë në një fshat afër qytetit të Nantes, Francë.

Sulmi ndodhi të premten në mëngjes në fshatin La-Chapelle-sur-Erdre, në veri të Nantes në zonën e Loire-Atlantique.

Sipas raporteve të mediave lokale, një burrë hyri në stacionin e policisë dhe sulmoi oficeren grua me thikë, duke shkaktuar dëmtime serioze.


I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në një veturë e cila më vonë u gjet e përplasur dhe e braktisur. Më pas besohet se ai kishte ikur në këmbë. Policia ka paralajmëruar banorët në afërsi të jenë në gatishmëri.

Dy helikopterë dhe disa ekipe qensh, si dhe më shumë se 200 oficerë lokalë, janë mobilizuar në gjueti për të dyshuarin dhe rrugët përreth vendit të ngjarjes janë të mbyllura.

Oficeri ishte anëtar i bashkisë së policisë, niveli më i ulët i forcave të policisë franceze të cilët zakonisht përfshihen nën kujdesin e kryetarit të bashkisë lokale.

Nuk ka informacion në dispozicion për motivin pas sulmit, i cili vjen vetëm disa javë pasi një punonjës civil i policisë u vra me thikë për vdekje në një sulm terrorist në Rambouillet në rajonin më të madh të Parisit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Botë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Amerika
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Azia
Kalo në kategori