LAJMI I FUNDIT:

Sugareski pret rritje të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë

Sugareski pret rritje të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Gordan Sugereski pret rritje të fuqishme të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti.

“Ndërtimi i projekteve kapitale janë prioritet për Qeverinë. Paralajmëruam se do të kemi vit ekonomik dhe e mbajmë fjalën. Vetëm nëpërmjet NP për rrugë publike në tremujorin e parë janë realizuar mbi 50 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrjetit rrugor në vend. Kjo është tre herë më shumë investime në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar”, deklaroi Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sugareski theksoi se momentalisht punon në 90 projekte për mbi 700 kilometra rrugë, urë dhe pikëpagesa me vlerë totale prej 850 milionë eurove.


“Fuqishëm punojmë në gazifikim, e intensifikuam ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe realisht pres që tremujori i dytë dhe i tretë të kemi rritje të fuqishme të investimeve kapitale”, tha Sugareski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve njëherëit theksoi se nuk pret që të jetë në mesin e funksionarëve që pritet të shkarkohen, duke thënë se edhe nëse ka të tillë ajo do ta respektojë.

“Sinqerisht nuk pres të shkarkohem. Megjithatë do ta respektoj secilin vendim të kryeministrit në bazë të analizave të tij që i bën për punën time”, deklaroi Sugareski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori