LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: 70 milionë eurot nga Banka Botërore për projekte infrastrukturore nëpër gјithë Maqedoninë

Sugareski: 70 milionë eurot nga Banka Botërore për projekte infrastrukturore nëpër gјithë Maqedoninë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, në një konferencë në Ohër tha se “do të bëhet rikonstruktimi i plotë i bulevardit “Turistiçka”, në rrugën rajonale nga Ohri deri tek fshati Podmolje, si dhe rruga nga Struga deri tek kalimi kufitar “Qafëthanë””.


“Qeveria në seancën e mbrëmshme e pranoi linjën kreditore nga Banka Botërore në vlerë prej 70 milionë eurove, me të cilat shteti do t’ju ndihmojë komunave për realizimin e projekteve të parashikuara infrastrukturore”, tha Sugareski në takimin me Kryetarin e Komunës së Ohrit Jovan Stojanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Ohrit shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes do të realizohet edhe projekti infrastrukturor për ndërtimin e ujësjellësit nga ujë-mbjellësi “Duvllo” deri në Ohër, gjegjësisht zgjidhjen e nevojave me furnizimin me ujë të qytetit me përmirësimin e rrjetit ujor infrastrukturor drejt fshatrave Leshoec, Kosel, Svinjishta, Openica dhe vendet tjera në drejtim të Resnjës.

Ministri Sugareski tha se për ndërtimin e rrugës Ohër-Kërçovë paralajmëroi shpejtimin e dinamikës së aktiviteteve ndërtimore, ndërsa paralelisht do të rregullohen marrëdhëniet pronësore dhe kërkesat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori