LAJMI I FUNDIT:

Suedia me “paketë të re ndihme ushtarake” për Ukrainën

Suedia me “paketë të re ndihme ushtarake” për Ukrainën

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson premtoi një paketë të re ndihme për Kievin gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Stokholm të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paketa përfshin ndihmë ushtarake me vlerë 500 milionë korona (46.8 milionë dollarë), si dhe të njëjtën shumë për rindërtimin e Ukrainës.

“Suedia do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe të mbështesë Ukrainën”, citohet të ketë thënë Andersson.


Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, e cila ishte gjithashtu e pranishme në konferencën për shtyp, shtoi: “Nuk e dimë se sa do të zgjasë lufta e Rusisë, por Suedia është e gatshme të ofrojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën”.

Kuleba i Ukrainës e shfrytëzoi vizitën e tij në Stokholm për të falënderuar liderët suedezë për atë që ka bërë vendi që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën në shkurt, por edhe për të kërkuar mbështetje të vazhdueshme.

“Për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të kërkojmë më shumë armë”, ka theksuar Kuleba.

Angazhimi i ripërtërirë vjen pasi raportet treguan se mbështetja ushtarake nga fuqitë e mëdha evropiane, si Gjermania dhe Franca, është ngadalësuar muajt e fundit, ndërsa Ukraina thuhet se po përgatitet për një kundërsulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori