LAJMI I FUNDIT:

Stuhia diellore në vitin 2012 mund të “paralizojë” Tokën

Stuhia diellore në vitin 2012 mund të “paralizojë” Tokën

Shpërthimi i madh i energjisë diellore, e ashtuquajtura “Stuhi diellore” do të mund të paralizonte Tokën në një periudhë trevjeçare, ka paralajmëruar një ekip i shkencëtarëve britanikë.

Sipas tyre, “stuhia” që pritet rreth viteve 2012-2013 do të shkaktonte dëm të rrjeteve elektrike, kolaps të sistemeve komunikuese, rrëzime të aeroplanëve, ndërsa interneti sipas të gjitha gjasave do të ndërpriste funksionimin. Kjo stuhi e Diellit në Tokë do mund të interpretohej si stuhia gjeomagnetike.

Një dukuri e tillë për herë të parë në Tokë është regjistruar në vitin 1859, kur stuhia diellore pati shkatërruar rrjetin telegrafik në Evropë dhe SHBA, por atëbotë nuk ekzistonte ende rrjeti i zhvilluar elektrik e as bota nuk ishte e varur nga energjia elektrike në atë masë sa është sot.

Katastrofa e re do të mund t’i ngjante nga pak skenave të filmit “2012”, paralajmëroi sekretari në ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, Liam Fox, duke shtuar se stuhia e diellit si ajo e vitit 1859 në botën moderne do të shkaktonte kaos të plotë.


Për arsye të përsëritjes së mundshme të stuhisë diellore, Fox ka thirrur një konferencë urgjente në Londër dhe ka ftuar shkencëtarët që të hartojnë strategjinë me të cilën do të zbuteshin efektet e katastrofës.

Ai ka thënë se më 1898 ka ndodhur një “stuhi diellore” e vogël, e cila ka paralizuar rrjetin elektrik në shtetin kanadez Quebeck.

Ish-këshilltari amerikan për Mbrojtje, Avi Scher ka paralajmëruar botën se nuk bën të presë katastrofën dhe se duhet menjëherë të fillojë aksionin.

Shkencëtarët presin që duke nisur nga viti 2012 stuhia diellore të prekë dhe Tokën me fuqinë e 100 milionë bombave me hidrogjen. Stuhi të ngjashme në vitin 1859 dhe vitin 1921 ku u shkatërruan shkrime telegrafike në mënyrë masive, por stuhia në vitin 2012 pritet të jetë me përmasa edhe më shqetësuese. /Balkanweb/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori