LAJMI I FUNDIT:

Studimi tregon se ku infektohen njerëzit më shpesh me COVID-19

Studimi tregon se ku infektohen njerëzit më shpesh me COVID-19

Infeksionet e rritura u gjetën në takime që zgjasnin më shumë se 30 minuta.

Një studim i porositur nga departamenti shëndetësor kinez shqyrtoi se ku dhe si njerëzit infektohen më shpesh me coronavirusin.

Baza e studimit ishte gjurmimi i kontaktit i departamentit të shëndetësisë.


Për studimin, u përdorën të dhënat nga 7,770 njerëz që kishin kontakte të ngushta me njerëz të infektuar, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët zbuluan se 188 njerëz brenda grupit ishin të infektuar me coronavirus. 7,582 njerëz u raportuan si kontakte dhe duhej të ishin në karantinë pa qenë vetë pozitivë.

Studiuesit kishin dyshuar për këtë që në maj.

Ata treguan se kur flisnin personat, pikat qëndronin në ajër deri në 12 minuta. 1.000 pika të ndotura nga virusi mund të shpërndahen në një dhomë brenda minutës.

Bazuar në këtë studim, studiuesit rekomandojnë të mbani distancën tuaj dhe të zvogëloni kohëzgjatjen e bisedave. /Telegrafi/