LAJMI I FUNDIT:

Studenti pagoi vitin me një thes para

Studenti pagoi vitin me një thes para

Studenti i Universitetit Boulder në Colorado, Nic Ramos, i indinjuar me vendimin për rritjen e pagesës së studimit, vendosi të protestojë me një mënyrë kreative – pagoi 14.309 dollarë e 51 cent me kartëmonedha prej 1 dollarëve dhe “kusurin” tjetër në monedha.

Nic Ramos kaloi dy ditë duke mbledhur paratë nëpër banka dhe i futi në një thes i cili në fund peshonte 15 kilogramë dhe i dërgoi drejtë e në universitet.

Kur Ramos vendosi thesin në pult, punëtorët e administratës së universitetit mbetën gojëhapur. Zëdhënësi i Universitetit të Colorados Bronson Hilliard tha se tre veta mezi i numëruan paratë për një orë.

“E tëra filloi si shaka. Por pasi mendova mirë për të gjitha, e kuptova se duhej ta paguaja një shumë të madhe parash. Me këtë gjest dëshirova tua tërheq vërejtjen universitetit”, tha Nic Ramos.


Ai thotë se tash më shumë i çmon prindërit e tij që paguajnë shkollimin. /Telegrafi/