Këshilli i Studentëve në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, kanë paralajmëruar se do të dalin në protestë, nëse ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami nuk pranon të takohet me ta të hënën në lidhje me konkursin për bursat.
Sipas tyre, me konkursin për bursat të rishpallur nga ana e MASHTI-t, atyre u është bërë padrejtësi, duke mos u marrë parasysh që janë ndër fakultetet më të vështira dhe sipas tyre është ndryshuar edhe pika 1.5 e konkursit nga tetori i vitit të kaluar.
“Sot nga ana e Ministres Bajrami u bë publik konkursi i rishpallur për bursa nga ana e Ministrisë. Për fat te keq, ne mendojmë se është bere padrejtësi ndaj studenteve te Fakulteteve Teknike, duke mos u marr parasysh si një nder fakultet me te vështira e njëkohësisht duke bërë ndryshim të pikës 1.5. te konkursit për bursa i shpallur në tetor të vitit të kaluar, i cili thotë: “ Të gjitha fushat e cekura në pikën 1.4 të këtij konkursi të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.0, në përjashtim të fushës së Teknikut që duhet të jetë së paku 8.0. Konkursi i fundit është anuluar padrejtësisht, ani pse çdo gjë ka qenë në rregull me të. Bursat e MASHT-it iu jepen studenteve te drejtimeve deficitare, pra duke përfshi Fakultetin Teknik, FSHMN dhe Shkencat e aplikuara. Të anashkalohen këto drejtime dhe te bëhen bashke me drejtimet studentet e të cilave mbi 90% kanë note mesatare mbi 9.0 është turpi më i madh”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.
Njëri nga organizatorët e kësaj nisme, Endrit Mecini, ka thënë për Telegrafin se ata janë bërë bashkë për të luftuar për të drejtat e tyre.
“Ne jemi studentë të fakulteteve teknike, pra Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Ndërtimtarisë, i Makinerisë dhe i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Jemi bërë bashkë studente dhe Këshilla të studentëve të Fakulteteve përkatëse dhe po luftojmë për të drejtat tona. Me thënë të drejtë ne nuk e kemi prit sot një vendim të tillë, pasi që gjithë kohën sa kemi bërë kërkesa për bursa, vazhdimisht është cekur pika 1.5 e konkursit tashmë të anuluar sipas të cilit kriteri për Fakultetet Teknike është me notë mesatare 8.0. Fakultet tona pos që janë fakultete të cilat ka mungesë të madhe të kuadrove, për çka jepen edhe bursat, janë fakultete me kritere të larta dhe shpenzime te mëdha”, tha Mecini.
Sipas Mecinit, shpenzimet që ata kanë nëpër fakultetet përkatëse, janë shumë të mëdha dhe se nëse kërkesa e tyre për kthimin e pikës 1.5 të konkursit ashtu siç ka qenë nuk do të plotësohet, atëherë ata do të përgjigjen me protesta.
“Secili prej fakulteteve tona për ushtrimin e profesioni kërkon minimum një llaptop për vizatime teknike e për fat të keq nuk janë laptopa që blihen 100-200 euro. Plus mos t’i përmendim sa e sa shpenzimet janë për printime e edhe për literaturë e skripta. Ne vetëm po e kërkojmë atë qe na takon, shumica prej nesh veç i kanë dërguar dokumentet në ministri për konkursin e kaluar me shpresën e fitimit të kësaj asistence. Ne kërkojmë nga Ministrja Bajrami qe pika 1.5 e konkursit te kthehet siç ka qenë. Ne do te tentojmë të organizojmë takim me Ministren ose dike nga Kabineti i saj. Ne te kundërt nëse nuk hasim në përgjigje, jemi të detyruar t’i mbrojmë interesat tona me protesta”, tha Mecini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës