LAJMI I FUNDIT:

Studentet e Cambridget mësojnë striptiz para provimeve

Studentet e Cambridget mësojnë striptiz para provimeve

Studentet e Universitetit të njohur Cambridge do të mësojnë të vallëzojnë striptiz, në mënyrë që të përballojnë më lehtë stresin para provimeve, shkruajnë mediat britanike.

Orët e vallëzimit do të mbahen në “Blue Room” legjendare ku janë organizuar debate të shumta të burrështetasve botërorë siç janë Winston Churchil, Dalaj Lama etj.

Leksionet e para mbahen më 25 prill dhe do të kushtojnë 2 funte për një orë. Për fillim ky kurs organizohet vetëm për femra, ndërsa në shpallje thuhet se përvoja e mëhershme nuk nevojitet. /Telegrafi/