LAJMI I FUNDIT:

Studentët amerikanë po konsumojnë më shumë marihuanë dhe po pinë më pak alkool

Studentët amerikanë po konsumojnë më shumë marihuanë dhe po pinë më pak alkool

Përdorimi i marihuanës në mesin e studentëve të kolegjit në SHBA arriti një nivel historik në vitin 2020, derisa përdorimi i alkoolit mund të ketë marrë një rënie të shkaktuar nga pandemia, tregon një studim i ri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, konsumimi i marihuanës nga studentët u rrit në vitin 2020, duke vazhduar një “rritje të konsiderueshme” gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas studimit vjetor të Institutit Kombëtar për Abuzimin me Droga “Monitorimi i së Ardhmes”. Rritja e fundit tregon përdorimin e marihuanës nga studentët në nivelin më të lartë që nga viti 1983.

Ndërkohë, përdorimi i alkoolit ishte më pak i zakonshëm në mesin e studentëve se sa në vitet e mëparshme. Studimi tregoi rënie nga viti 2019 për sa i përket pirjes së tepërt, dehjes dhe përdorimit të përgjithshëm të alkoolit.


Ndryshimet në përdorimin e substancave erdhën pasi COVID-19 detyroi studentët të ‘lundrojnë’ në masat e distancimit shoqëror, të mbajnë orët ‘online’ dhe një version të përgjithshëm të heshtur të jetës normale të kampusit. Dhe për disa studentë, përvoja e tyre në kolegj në vitin 2020 ishte plotësisht me mësime nga distanca.

Më shumë se katër në çdo 10 studenti kolegji (44 për qind) raportuan se kishin përdorur marihuanë në vitin 2020, tregon studimi. Kjo përfaqëson një rritje prej

Përdorimi i marihuanës në mesin e të anketuarve me moshë të atyre në kolegj që nuk janë në shkollë është rritur nga 32 për qind në vitin 2007 në 43 për qind në vitin 2020, relativisht në përputhje me homologët e tyre të studentëve të kolegjit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori