LAJMI I FUNDIT:

Stresi nga provimet

Stresi nga provimet

Stresi i shkaktuar nga provimet paraqet shqetësim të studentëve dhe ndikohet nga shumë faktorë.

M.Sc. Besnik Kadriu
Psikolog klinik
tel. 044 434 324

Studimet kanë treguar se për shkak të ndikimit të stresit të provimeve tek studentët gjatë periudhës së provimeve kemi rritje të shkallës së inflamacioneve krahasuar me periudha kur nuk kanë provime.


Kjo ndodhë për shkak se stresi ndikon në sistemin imunitar të organizmit duke shkaktuar rënien e imunitetit.

Mënyra se si individi reagon dhe si ndihet gjatë periudhës së provimeve është individuale, d.m.th. gjithsecili e përjeton në mënyrën e tij, e cila është e veçantë. Kjo ndikohet nga shumë faktorë. Ne do të përmendim kalimthi disa prej tyre, si:

Eksperiencat e mëparshme individuale apo edhe të huazuara nga shoqëria apo ndonjë individ me eksperienca të ngjashme. Studenti do ta krijojë një ide se me çka do të ballafaqohet, si të reagojë, etj…

Struktura e personalitetit, poashtu e ka vulën e vet. Individët ekstravert më me lehtësi ballafaqohen me provime dhe kanë aftësi më të mira për të dhënë më shumë nga njohurit e fituara.

Për dallim prej tyre individët introvert e kanë më të vështirë ta bëjnë këtë prandaj edhe më lehtë mund të atakohen nga stresi. Individët me tendenca të fobisë sociale mund të kenë shkallë më të lartë të stresit gjatë periudhës së provimeve.

Faktorët e situatës përmbledhin vendin, kohën, peshën që ka provimi për individin, mënyra e testimit, faktorët që nuk janë të lidhur drejtpërsëdrejti me provimin, por që kanë ndikim tek individi.

Motivimi; mund të përmendim disa motive që ndërlidhen me provimet dhe që mund të kenë ndër lidhshmëri me stresin. Motivi për mbërritjen e suksesit, ka të bëjë me përpjekjet e studentit për t’u angazhuar sa më shumë me qëllim të mbërritjes dhe realizimit të synimeve të tij.

Është motiv social që orienton individin për rezultate pozitive. Motivi i afirmimit individual, ka të bëjë me përpjekje të vazhdueshme që individi të afirmohet, që puna dhe angazhimi i tij të vlerësohen e të çmohen nga të tjerët.

Motivi i aspiratës, individi mund të parashtrojë qëllime që mund të realizohen. Ka raste kur individi nuk është kritik ndaj vetes dhe vlerësimet e nivelit të aspiratës paraqesin para vetes qëllime më të mëdha, kurse aftësitë e tyre reale janë në disharmoni me këtë aspiratë. Në këto raste dështimi dhe mossuksesi janë më të shprehura. Motivacioni negativ, suksesi dhe dështimi përjetohen në mënyrë të ndryshme nga individ të ndryshëm.

Kjo ka ndikim vendimtar në qëndrimet dhe interesimet e individit për angazhimet tjera. Tendenca e individit që me çdo kusht të marrë vlerësim pozitiv pa ndonjë interesim për zotërimin e lëndës janë motive jo produktive.

Mësimdhënësi, po ashtu ka ndikim në stresin që lidhet me provimet. Për këtë arsye është e dëshirueshme që të marrin në konsideratë disa sugjerime si; krijimi i raporteve të mira paraprakisht, pra gjatë ligjëratave me studentët, kujdesi nga presionet i panevojshme, të eliminojnë presionin e kohës gjatë provimit, të ofrojnë sqarime të nevojshme, pastaj ofrimi i mundësive të barabarta, etj.

Përfshirja e këtyre faktorëve që kanë të bëjnë me provimet, bënë që këto situata të shfaqen si komplekse, e si të tilla lehtë të manifestuara me stres të niveleve të ndryshme.

Provimet në vete paraqet situatën në të cilën individi/studenti do të vlerësohet për punën ose mos punën e tij, për një periudhë relativisht të gjatë. Dhe këtë individi vlerësimin do ta përjetojë si të kënaqshëm apo jo të kënaqshme, ai vlerësim do të jetë i përafërt apo do të dalloj nga pritje e individit/studentit.

Ndryshimet të cilat na bëjnë të kuptojmë se kemi të bëjmë me stres janë:

– Tendosje,
– Probleme me gjumë,
– Vështirësi në koncentrim,
– Djersitje,
– Vështirësi në frymëmarrje,
– Shtrëngim në gjoks,
– Reagim të traktit gastro-intestinal, etj.

Në rastet kur pritjet e studentit gjatë provimit kanë qenë më të larta se sa vlerësimi, ka mundësi që të kaloj nëpër situatë frustracioni, e cila në vete paraqet gjendje psikike të veçantë të njeriut e cila karakterizohet me pakënaqësi, tendosje psikike, mallëngjim i tepruar, pikëllim, etj.

Frustrimi mund të qëndrojë gjatë dhe të shkaktojë simptoma, e në rastet më të rënda edhe çrregullim psikik.

Me gjithë këto argumente të cekura më lartë duhet të pajtohemi me faktin se, stresi është një reagim natyror i organizmit ndaj presioneve të jashtme (provimeve në rastin tonë).

Stresi nga provimet zënë vend në grupin e streseve pozitive apo frytdhënëse, i cili në situata normale e kryen funksionin e mobilizimit të organizmit që të jetë më produktiv.

Disa këshilla si ta menaxhojmë stresin nga provimet:

▪ Ngritje e vetëbesimit,
▪ Ambient komodë në kuptim të përshtypjes që nuk ka arsye për frikë,
▪ Teknikat e menaxhimit të stresit; relaksimi, kreativiteti, etj.
▪ Menaxhimi i frymëmarrjes, etj.
▪ Krahas edukimit dhe aftësimit që individi e merr gjatë procesit edukativo arsimor të bazuar në kurrikulë, është me shumë rëndësi dhe edukimi jashtë kurrikulës.

Përjetimi që fitohet nga provimet do të krijojë një eksperiencë e cila shumë herë do t’i nevojitet individit në jetën e tij. /Telegrafi

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori