LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye përse djersitemi kur jashtë është ftohtë dhe cilat nga to na tregojnë diçka të rrezikshme

Pesë arsye përse djersitemi kur jashtë është ftohtë dhe cilat nga to na tregojnë diçka të rrezikshme

Kur trupi juaj punon plotësisht në mënyrë normale dhe në kushte normale, djersitja e tepërt pavarësisht nga stina e dimrit mund të jetë alarm që diçka nuk është në rregull

Djersitja e pazakonshme mund të jetë pasojë e hipoglikemisë nga përdorimi i tepërt i kafeinës, transmeton Telegrafi.


Zakonisht pas djersitjes së tepërt dimrit fshihen disa nga këto pesë arsye.

Mungesa e oksigjenit

Mungesa e oksigjenit është shkaktari më i shpeshtë i shfaqjes së djersës së ftohtë. Verifikoni si merrni frymë herën tjetër kur filloni të djersiteni në të ftohtë, a është frymëmarrja juaj e thellë dhe e lehtë apo e cekët dhe e vështirësuar.

Nëse me rastin e çdo marrjeje frymë ndieni vështirësi, atëherë me siguri në trupin tuaj mungon oksigjeni. Dilni jashtë dhe shëtisni.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Kur i kaloni racionet apo një kohë të gjatë nuk keni ngrënë asgjë, trupi reagon. Mungesa e glukozës në gjak shkakton prodhimin e adrenalinës në përpjekje që të kompensojë mungesën e ushqimit.

Hipoglikemia kronike është problem serioz mjekësor, pra nëse dyshoni që vuani nga kjo, patjetër shkoni te mjeku. Nuk do të jetë keq nëse me vete do të merrni ndonjë ushqim të shëndetshëm. Provoni të hani në mos do t’ju ndihmojë në momentet kur ndiheni keq.

Problemi me gjëndrën tiroide

Nëse djersiteni vazhdimisht nën sqetulla, pa marrë parasysh stinën e vitit, mbase vuani nga hipertiroidizmiapo nga aktiviteti i tepërt i gjëndrës tiroide. Ajo tajit hormonin i cili dikton se si trupi ta përdorë energjinë e vet.

Veprimi i padëshiruar i ilaçeve

Një sërë ilaçesh, nga antidepresivët dhe ata kundër shtypjes deri te ata kundër gripit dhe ftohjes, mund të çojnë në shfaqjen e djersitjes. Mjekët thonë që shumë ilaçe të cilat kanë veprim të këtillë bëhen më aktivë gjatë natës.

Qetësimi dhe ushtrimi në këto raste kanë shumë rëndësi. Këshillohet edhe që të qëndroni sa më larg nga kafeina dhe të kujdeseni për sasinë e sheqerit të cilin e konsumoni.

Hipertioridizmi

Djersitja e tepërt e shuplakave, djersitja në fytyrë dhe nënsqetull – patjetër shkoni te mjeku. Njerëzit të cilët vuajnë nga hipertioridizmi djersiten 4 deri në 5 herë më shumë gjatë ditës se sa njerëzit të cilët nuk e kanë këtë problem. Është me rëndësi të gjeni mënyrën që të mos humbni lëngje.

Ekziston edhe sindroma të cilën e shkakton i ftohti dhe quhet sindroma e Krisponit. Rrallë shfaqet dhe besohet që e shkakton mutacioni i gjenit CRLF1. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori