Një person i moshës 55 vjeç është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 00:17 në dyqanin e tij në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes.

“Rreth orës 00:17, Policia është njoftuar për një rast, ku në dyqanin e tije është gjetur pa shenja jete një person, mashkull rreth 55 vjeç. Bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai tha se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.

“Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/