LAJMI I FUNDIT:

Strakosha: Jam pranë rinovimit, mund të ndodh diçka kundër Juves

Strakosha: Jam pranë rinovimit, mund të ndodh diçka kundër Juves

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po përjeton një sezon të artë.

Prej disa muajsh është ai titullari i portës së Lazios kjo edhe për shkak të dëmtimit të Marchettit, por mundësinë e dhënë, i riu shqiptar e ka shfrytëzuar në maksimum duke i krijuar bindjen trajnerit Inzaghi se klubi nuk ka nevojë të ndërhyjë në afatin kalimtar për të gjetur zëvendësin e italianit.

Në një intervistë për mediat pranë klubit bardhekaltër, 22-vjeçari shqiptar shprehet i lumtur që skuadra ka arritur të rikthejë entuziazmin tek tifozët. Në vijim ai përqendrohet te ecuria personale, duke theksuar se nuk e priste as vet të paraqitej në lartësinë e duhur të skuadrës.


“Falë mbështetjes së madhe që kam pasur jetoj një ëndërr. Aktivizimi te Salernitana më ndihmoi shumë sepse tani jam më i pjekur. Nëse bëj ndonjë gabim apo edhe ndonjë pritje të bukur gjithçka përfundon aty dhe shikoj vetëm përpara”, ka thënë ai.

Në vijim, Strakosha flet edhe për të ardhmen e tij duke nënvizuar se ndihet shumë mirë në kryeqytetin italian, transmeton Supersport.

“Çdo herë që trajneri më aktivizon përpiqem të jap maksimumin por është ai që vendos se kush do të luajë titullar. Unë stërvitem me 100 % të mundësive për të ndihmuar skuadrën time. Për sa i përket rinovimit të kontratës mendoj se jemi në një pikë të mirë. Pritja më e bukur? Ajo ndaj Xhekos në derbi”, shprehet Strakosha.

Në fund një koment edhe për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

“Tani duhet të mendojmë për Fiorentinën dhe më pas për finalen. Nuk duhet të shpërqendrohemi. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje e hapur dhe mund të ndodhë gjithçka. Edhe pse ata janë një skuadër e fortë dhe këtë e treguan edhe në Champions, ne do të japim maksimumin për të fituar”, ka thënë ai.

Në trend Sport

Më shumë
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Bundesliga
Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit

Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit

Premier League
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Kalo në kategori