LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Shpresoj që deri në dhjetor Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s

Stoltenberg: Shpresoj që deri në dhjetor Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancë do të përfundojë deri në dhjetor të këtij vit, dhe se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër vendi do të bëhet anëtare e plotë e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stoltenberg e dërgoi këtë mesazh një ditë para fillimit të mbledhjes ministrore për mbrojtje e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

“Të gjithë aleatët e nënshkruan protokollin për anëtarësim në shkurt dhe pastaj filluan me ratifikimin. Ratifikimi po shkon mjaft shpejtë, ashtu siç u bë anëtare Mali i Zi, nevojitet një vit kohë. Nuk varet prej meje se sa shpejtë do të ratifikojnë, por do të ishte mirë nëse do të përfundonin deri në dhjetor kur në Londër do të mblidhen liderët. Nëse nuk bëhet atëherë, presim që të bëhet shpejtë pas saj”, deklaroi Stoltenberg.


Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i plotëson të gjitha standardet për anëtarësim në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori