LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Ju presim në NATO

Stoltenberg: Ju presim në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka filluar takimet me krerët shtetërorë në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Stoltenberg bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, respektivisht Këshillit Veriatlantik, arritën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u organizua pritje solemne për nder të tyre.

Në Kuvend të pranishëm ishin edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përgëzoi vendin për sukseset e arritura në rrugën e integrimit euroatlantik. Ai siguroi edhe një herë vendin se NATO e mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat e Aleancës Veriatlantike.


“Aleanca jonë kujdeset për sigurinë e njerëzve, por edhe për respektimin e vlerave tona – lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në vitin 1949, ministrat e jashtëm të dymbëdhjetë vendeve nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit. Së shpejti, kur të përfundojë procesi i aderimit tuaj, me padurim do ta mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë në Aleancën tonë, ta shoh flamurin tuaj fluturuar në selinë tonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona në të gjithë botën” – tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Sot, para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të mbahet pritje solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai në Qeveri do të ketë takim dypalësh me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka do të mbahet takim i Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori