LAJMI I FUNDIT:

Stolisja e kryeqytetit, që po e shijojnë vetëm policët

Stolisja e kryeqytetit, që po e shijojnë vetëm policët

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar mijëra euro për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit, por masat e ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes shkaku pandemisë COVID-19, kanë bërë që qytetarët të braktisin sheshet para orës 19:00.

Në disa fotografi të postuara në faqen zyrtare të Policisë se Kosovës në Facebook, shihen pesë pjesëtare të Policisë së Kosovës të vetëm në sheshet e kryeqytetit duke shijuar bukurinë e ndriçimit për festa, transmeton Telegrafi.

Sipër fotografive është shkruar se Policia e Kosovës është e përkushtuar të jap kontributin e saj, dhe përveç kësaj e gatshme që kudo dhe kurdo, në çfarëdo rrethana të kujdeset edhe për sigurinë.


Ndriçimi i shesheve në Prishtinë është bërë më datën 5 dhjetor.

Aktualisht, Komuna e Prishtinës është në zonën e kuqe sa i përket rasteve me COVID-19, ku pas orës 19:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve, për këtë policia po vëzhgon brenda qytetit si dhe në hyrjet/daljet e Prishtinës.

Ndryshe, vetëm në 24-orët e fundit në kryeqytet janë konfirmuar 269 raste të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori