LAJMI I FUNDIT:

Stjuardesa tregon pse pasagjerët nuk duhet t’i vendosin asnjëherë gjërat në xhepin e ulëses

Stjuardesa tregon pse pasagjerët nuk duhet t’i vendosin asnjëherë gjërat në xhepin e ulëses

Një stjuardesë ka zbuluar pse pasagjerët duhet të shmangin vendosjen e sendeve në xhepat e ulëseve në aeroplan – veçanërisht ushqimin dhe pijet.

Kur ulemi në një fluturim, duket logjike t’i ruajmë gjërat në xhepin në pjesën e pasme të ulëseve përballë, kështu që nuk duhet të gërmojmë në çantat tona për t’i nxjerrë jashtë gjatë fluturimit.

Por ka një arsye shumë josanitare pse duhet të shmangim pikërisht këtë sa herë që hipim në aeroplan.


Stjuardesa Beth Windsor ka punuar në avionë për më shumë se një dekadë dhe di një ose dy gjëra rreth fluturimit. Në një artikull për Insider, ajo ka shpjeguar se xhepat e ulëseve janë shpesh një nga vendet më të pista në avion, sepse shumë rrallë pastrohen ndërmjet fluturimeve.

Pse nuk duhet ta hani kurrë bukën pa pagesë në aeroplan
Lexo po ashtu Pse nuk duhet ta hani kurrë bukën pa pagesë në aeroplan

Ajo tregoi se ka parë disa pasagjerë duke vendosur gjëra të tmerrshme në to. Ajo tha: “Aeroplanët pastrohen sa herë që zbarkojnë diku, por shpesh nuk ka kohë të mjaftueshme për të dezinfektuar plotësisht pjesën e brendshme të çdo xhepi ndenjëse midis fluturimeve”.

“Në shumë prej avionëve në të cilët kam punuar, ajo ndarje zakonisht nuk lahej derisa avioni të kthehej në bazë për një pastrim të thellë. Duhet të kuptohet që pasagjerët nuk duhet të përdorin xhepin e ulëseve për të ruajtur gjëra, unë kam hasur në një numër të madh pelena dhe të brendshme të ndotura në ndarje. Prandaj, mendoni dy herë para se të ruani ndonjë ushqim atje”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Këto shenja nuk rezistojnë dot pa iu kthyer ish-it!

Këto shenja nuk rezistojnë dot pa iu kthyer ish-it!

Kalo në kategori