Stevanoviq: Për secilin pacient kujdesemi maksimalisht, të mos merren ilaçe kokë më vete
“Shumë pak dimë për Kovid-19, infeksioni dhe sëmundja janë seriozisht të paparashikueshme – vetëm kjo është e sigurt. Megjithatë, përvoja e deritanishme tregoi se 80 për qind e pacientëve zhvillojnë simptoma shumë të lehta ose aspak nuk i vërejnë. Qytetarët duhet të kenë frikë, por, nuk guxojmë të krijojmë panik”.
Këtë e tha drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq në një intervistë për TV Telma. Sipas saj, ka ende pyetje pa përgjigje edhe se vallë pacientët e shëruar përsëri mund të sëmuren nga coronavirusi, cilat ilaçe janë më të mira, pse është kështu te disa, e ndryshe te njerëz të tjerë. Ajo tha se rekomandimi është, ata që janë lëshuar nga spitali pas dy testeve të njëpasnjëshme, edhe 14 ditë të mbeten në izolim shtëpiak.
Stevanoviq siguron se asnjë pacient në vend nuk është lënë pa kujdes maksimal.
“Po bëhen përpjekje maksimale që të shpëtohet jeta e secilit. Si do të jenë statistikat, nuk dihet. Pandemia duhet të përfundojë së pari dhe tani është prioritet mjekimi. Ka edhe fëmijë të infektuar, por ata nuk janë të sëmurë, nuk kanë zhvilluar kurrfarë simptomash për çka edhe nuk ka nevojë për hospitalizim të tyre”, tha Stevanoviq.
Ajo bëri thirrje që të mos merren ilaçe kokë në vete, duke thënë se më së miri është pacientët të cilët dyshojnë se kanë virusin, të tregojnë se cilat sëmundje kronike i kanë sepse terapia është e ndryshme varësisht gjendjes gjithëpërfshirëse shëndetësore të personit.
Prej gjithsej 354 personave të sëmurëve nga virusi korona, 59 janë hospitalizuar në Klinikën Infektive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet