LAJMI I FUNDIT:

Stavileci në Takimin Ministror të TKE-së në Tiranë

Stavileci në Takimin Ministror të TKE-së në Tiranë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në Takimin e 13 të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku në fokus do të jenë zhvillimet aktuale në sektorin e energjisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Në takim përveç ministrave të vendeve anëtare të TKE-së, i pranishëm është edhe Komisioneri i BE-së për Klimën dhe Energjinë, Miguel Arias Canete. Në hapje të punimeve të pranishmëve u është drejtuar edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vendi i të cilit ka mbajtur Presidencën e TKE-së për këtë vit.

Ndërsa, Ministri Blerand Stavileci ka prezantuar të arriturat e fundit të Kosovës në sektorin e energjisë, të cilat kanë impakt rajonal në tregun e energjisë. Ai gjithashtu ka nënvizuar masat që ka marrë vendi në impelemtimin e obligimeve që dalin nga TKE, me theks të veçantë në zhvillimin e BRE-ve dhe EE-së.


Ndër temat qendrore të takimit do të jenë Implementimi i Direktivës për Efiçiencë të Energjisë, Infrastrukturën e Energjisë, Sigurinë e furnizimit me energji, iniciativat për integrimin e tregut rajonal të energjisë etj.

Ndryshe, Këshilli Ministror i TKE-së, në bazë të rezultatit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë në gusht 2015, inkurajon Sekretariatin që të vazhdojë përpjekjet e tij në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë edhe në të ardhmen.

Me këtë rast , vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan të zbatojnë masat konkrete që synojnë krijimin e këmbimeve të energjisë, një treg rajonal balancues dhe alokimin e koordinuar të kapaciteteve, siç është rënë dakord në Vjenë.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave sugjeroi se procesi në të ardhmen duhet të fokusohet edhe në çështjet klimatike dhe masat për efiçiencë të energjisë, duke mundësuar një kornizë për investimet në EE dhe BRE të përcaktuara si grup i masave rajonale dhe kombëtare në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori