LAJMI I FUNDIT:

Statujë e këpucës që u hodh në Bushin

Statujë e këpucës që u hodh në Bushin

Hedhja me këpucë në ish-kryetarin amerikan George Bush gjatë muajit të kaluar ka nxitur reagime të shumta, e tani ka shërbyer si inspirim për një vepër artistike.

Statuja e këpucës me madhësi të një krevati është zbuluar solemnisht të enjten në qytetin e lindjes së liderit të ndjerë irakian Saddam Hussein.

Artisti nga Bagdadi Lait al-Amari e ka përshkruar veprën e tij si simbol të popullit irakian.

Në statujë është mbishkruar një këngë në nder të Muntadhar al-Zaidit, gazetarit irakian i cili ka hodhi këpucët e tij në drejtim të Bushit gjatë konferencës për shtyp në Bagdad.