LAJMI I FUNDIT:

Statistikat të cilat bënë që Ronaldo ta fitojë ‘Topin e Artë’ (Foto)

Statistikat të cilat bënë që Ronaldo ta fitojë ‘Topin e Artë’ (Foto)

Cristiano Ronaldo ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2016. 

Kjo ishte edhe hera e katërt që e fiton këtë trofe të çmuar reprezentuesi portugez.

Por, shtrohet pyetja se ku u bazuan ekspertët që e shpallën lojtarin më të mirë në botë CR7, transmeton Telegrafi.


Futbollisti 31-vjeçar ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe është shpallur kampion i Evropës me kombëtaren e Portugalisë.

Gjatë 55 takimeve në të gjitha garat sezonin e kaluar, Ronaldo shënoi 51 gola (gjashtë hat-trick) dhe pati 17 asistime.

Ndryshe, Ronaldo është favoritë për të fituar edhe çmimin e ‘Lojtari i Vitit’ që e jep FIFA. /Telegrafi/