Manchester Unitedi është nikoqir i rivalit të urryer, Liverpoolit, në derbin e vlefshëm për javën e nëntë në Ligën Premier.
Vendi: Old Trafford
Koha: E diel, ora 17:30
Lajmet rreth ekipeve
Man Utd
Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se shpreson të rikthen Aaron Wan-Bissaka dhe Anthony Martial për derbin ndaj rivalëve të Liverpoolit. Luke Shaë gjithashtu do të kërkojë të kthehet, me Ashley Young ose Axel Tuanzebe të gatshëm të debutetojë në të majtë.
Sidoqoftë, Solskjaer ka konfirmuar se David de Gea dhe Paul Pogba mbeten jashtë të dy. Lëndimi që De Gea mori në detyrë ndërkombëtare nuk është aq i keq sa u mendua fillimisht, por Pogba nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga një dëmtim në këmbë i marrë para pushimit.
Victor Lindelof është rikuperuar nga një dëmtim në shpinë dhe do të shpresojë të rimarr një vend titullari në qendrën e mbrojtjes për skuadrën vendase.
Daniel James pësoi një dëmtim në kokë për Uellsin gjatë pushimit ndërkombëtar dhe mund të ketë nevojë për vlerësim nga stafi mjekësor i United përpara ndeshjes së sotme.
Phil Jones, Jesse Lingard, Eric Bailly, Diogo Dalot dhe Timothy Fosu-Mensah janë shqetësimet tjera për Solskjaerin shkaku i lëndimeve.
Liverpool
Lajmi i madh për Liverpoolin është se Alisson është gati të bëjë rikthimin e tij pasi humbi 11 ndeshjet e fundit të Liverpooli shkaku i dëmtimit. Me gjithë shfaqjet e mira të Adrian, Alisson pritet të kthehet menjëherë si titullar.
Joel Matip është përsëri në stërvitje të plotë dhe pritet të jetë gjithashtu titullar në Old Trafford, ndërsa Trent Alexander-Arnold, i cili ishte një zëvendësues i papërdorur në dy ndeshjet e Anglisë gjatë pushimit, do të jetë i freskët këtu.
Mohamed Salah shpëtoi nga dëmtimi serioz në fitoren e Liverpoolit ndaj Leicester Cityt para pushimit ndërkombëtar, por ende vlerësohet si dyshim për ndeshjen e së dielës.
Harvey Elliott është pezulluar nga gjitha aktivitetet nga Liverpooli për 14 ditë pasi pranoi fyerjet për Harry Kane në një video nga muaji qershori. Ai nuk do të paraqitej këtu gjithsesi.
Fakte
Liverpooli ka fituar 17 ndeshjet e fundit të tyre në Ligën Premier.
Liverpooli ka fituar në të dy pjesët e ndeshjeve në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në 16 nga 17 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Ka pasur më pak se tri gola të shënuara në pesë ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit në Ligën Premier.
Ka pasur mbi tri gola të shënuar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.
Analizë
Manchester United tashmë është 15 pikë pas Liverpoolit pas vetëm tetë ndeshjeve në ligë të luajtura këtë sezon.
Ekipi i Solskjaerit ka shënuar më shumë se një herë vetëm tri herë nga 23 ndeshjet e tyre të fundit dhe kjo thjesht nuk do të jetë aq e mirë sa të marrë diçka më shumë nga kjo ndeshje.
Epërsia e Reds në krye të Ligës Premier mund të shkurtohet në pesë pikë pas përballjes me Unitedin në Old Trafford. Skuadra e Kloppit ka një rekord prej 100 për qind në ligë këtë sezon me tetë fitore.
Ndërsa Liverpool përgatitet të mirëpresë rikthimin e Alissonit, Unitedi pritet të jetë pa De Gean sot. Spanjolli mori një dëmtim në muskuj gjatë pushimit ndërkombëtar dhe mungesa e tij është një goditje e madhe për vendasit.
Unitedi çuditërisht janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër Liverpoolit (3 fitore, 3 barazime), por nuk pritet të marrin as një pikë sot.
Parashikim: Man Utd 0-2 Liverpool
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Mikel Arteta flet sërish për gjendjen e Sakas, tregon kur do të rikthehet nga lëndimi

Bayerni i bashkohet garës për Dan Huijsen, për të interesohen edhe klubet tjera të mëdha

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa