Vërshimet e mëdha që goditën disa komuna të Kosovës javën e kaluar kanë dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën sportive. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, aty ku i zhvillon ndeshjet klubi i futbollit Dukagjini që është pjesë e Superligës së Kosovës.
Avdyl Gashi, anëtar i bordit të klubit, tha se vërshimet kanë shkatërruar gjithçka që ka qenë brenda stadiumit dhe se sasia e madhe e ujërave që ka depërtuar brenda dhomave të zhveshjes i ka demoluar krejtësisht ato.
“Dëmet në stadium janë shumë evidente, siç e keni parë edhe vetë. I kemi sistemin e ujitjes komplet jofunksional, i kemi makinat, prerësen e barit, valakin, të gjitha makineritë janë dëmtuar. Do të thotë gjithçka çfarë ka qenë në stadium, zhveshtoret janë të demoluara krejtësisht, siç i pamë edhe vetë. Ne presim të shohim një intervenim, tani edhe pak veç fillojmë me lojërat kampionale dhe të Kupës që i kemi”, tha Gashi.
Gashi për KosovaPress thotë se dëmi i shkaktuar kap shifrën mbi 100 mijë euro dhe u ka bërë thirrje Federatës së Futbollit, Komunës dhe Ministrisë së Sportit që të intervenojnë urgjentisht në sanimin e kësaj gjendje.
“Unë bëj thirrje tek të gjitha organet kompetente, te Ministria e Sportit, te kryetari i komunës, Komuna, Federata e Futbollit që të intervenojë, jo vetëm tek ne, por tek të gjitha fushat që janë dëmtuar në këtë masë në këto zona që i ka prekur. Ne për momentin jemi në kaos, nuk e dimë se si do të vazhdojmë më tutje nëse nuk bëhet një intervenim… Ne e kemi bërë një lloj vlerësimi, e kemi bërë një lloj pastrimi të fushës vet sa kemi mundur, jo të gjithë por sa kemi mundur. Dëmet e kalojnë shifrën 100 mijë euro me zhveshtore, infrastruktura komplet e stadiumit ka mbaruar, makinat janë shumë të kushtueshme, pa to nuk funksionon sepse rritet bari, trajtimi.”, tha Gashi më tutje.
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj zotohet se do të ofrojë mbështetje financiare dhe se do të merren hapa konkretë për riparimin e stadiumit sapo të bëhet vlerësimi nga komisioni i ngritur për këtë çështje.
“Unë kam bërë vizita të rregullta, në kohë reale në çdo lokacion që është marrë dhe sigurisht që i kamë parë edhe vërshimet që kanë ndodhur në fushë natyrale të futbollit të stadiumit ‘18 qershori’. Mirëpo, lidhur me dëmet eventuale, kemi formuar komision i cili po bën vlerësimin e dëmeve dhe së shpejti, pas tetë ditësh, sepse ashtu është bërë edhe shpallja publike për paraqitjen e të dëmtuarve dhe pastaj do të hartohet raporti ku do të dalim më të dhëna të sakta për dëmtimet në çdo sferë të jetës në komunën e Klinës… Sigurisht që Komuna e Klinës do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e saj financiare dhe menaxheriale që ta ndihmojë klubin sepse edhe e ka ndihmuar, e ka mbështetur sepse ato janë investime në bashkëpunim edhe me federatën, por pjesa më e madhe janë investime që i ka bërë Komuna e Klinës”, theksoi Elezaj.
Përtej situatës momentale, i pari i Komunës së Klinës shprehet i zhgënjyer për shkak se nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka investime me vite për zhvillimin e sportit në këtë komunë.
“Një pjesë e stadiumit është ndërtuar më herët se 10 vite, por para tre viteve ne kemi ndërtuar edhe anën tjetër të ulëseve të stadiumit. Do të vazhdojmë me mundësitë financiare që kemi ta financojmë për sigurisht që jemi të gatshëm dhe kemi kërkuar edhe nga Federata e Futbollit por edhe nga ministria, mirëpo nga Ministria e Kulturës dhe Sportit, është viti i gjashtë që jam kryetar i komunës, asnjë ndihmë nuk e kemi. Jo vetëm kjo qeveri, por gjashtë vite që jemi, nga Ministria e Kulturës dhe Sportit asnjë ndihmë dhe mbështetje financiare nuk e ka komuna e Klinës”, tha Elezaj
Përveç stadiumit të KF Dukagjinit, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në stadiume të tjera si në Skenderaj, Drenas, Pejë dhe Mitrovicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Kosovës, ndeshjet luhen të mërkurën dhe të enjten

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri