LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në pjesën e parë, golit të De Bruyne i përgjigjet Saka

Spektakël në pjesën e parë, golit të De Bruyne i përgjigjet Saka

Pjesa e parë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt po del të jetë shumë e bukur me raste dhe gola.

Ndeshja e mbetur e javës së 12-të në Ligën Premier, që mund të vendos shumë edhe për titull kampioni, nisi me të dy skuadrat që këkronin gabimet e kundërshtarit.

Rastin e parë të mirë e kishin vendasit me Eddie Nketihan, por ky i fundit nuk ishte i saktë.


Në minutën e 24-të, erdhi goli i parë në ndeshje kur Kevin De Bruyne përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Arsenalit për të shënuar për 1-0.

Topçinjtë u vërsulën në sulm pasi pranuan gol, duke rrezikuar me Bukayo Sakan, i cili dështoi nga një pozitë ideale.

Në minutën e 40-të, Arsenali fitoi penallti, pasi Nketiah u ndal në zonë nga Ederson.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Saka që shënoi për 1-1.

Man City ka mundur të shënojë në kohën shtesë, por një goditje me kokë e Rodrit, u devijua nga mbrojtja e Arsenalit për tu ndalur në traversë.

Pjesa e dytë premton futboll edhe më të bukur, me të dy skuadrat që duan fitoren. /Telegrafi/