Numri i votuesve të cilët duhet të kontrollohen derë më derë shkaktoi mosmarrëveshje ndërmjet anëtarëve të KSHZ-së. Këtë për TV21 e konfirmuan burime prej LSDM-së. Prej kësaj partie i demantuan informatat se i tërheqin anëtarët e tyre prej KSHZ-së. Por, sot prej Strumicës, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura.
“Të gjitha opsionet janë të hapura me qëllim që ta mbrojmë procesin e zgjedhjeve. KSHZ-ja le ta pastrojë Listën zgjedhore, që të jemi të sigurt se numri është real dhe se është numër i cili nuk do të mund të keqpërdoret dhe të jetë edhe një mundësi tjetër për mashtrime dhe falsifikime në zgjedhje në R.M”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Prej partisë më të madhe opozitare nuk mohojnë në punën e mbrëmshme të seancës së KSHZ-së pengesë kanë qenë votuesit e kontestueshëm. Prej partisë në pushtet, përmes një kumtese thonë se gjatë ditës së djeshme LSDM-ja ka bërë terror mbi KSHZ-në, duke i përdorur të gjitha mjetet dhe manipulimet, duke tentuar që, siç thonë, të krijohet një numër më i madh i qytetarëve që do të jenë lëndë për kontroll në mënyrë që ndonjëri prej tyre të tregohet si votues fantom – thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja, siç qëndron në kumtesën e partisë në pushtet, me muaj po paraqet pasqyrë të rrejshme në opinion se ka pasur numër të madh të të ashtuquajturve votues fantom. Votues fantom as s’ka pasur, e as që do të ketë, thuhet në kumtesën e VMRO-së.
Ish-anëtari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski, thotë se KSHZ-ja nuk duhet t’i përmbush agjendat politike të dikujt, por duhet t’i realizojë zgjedhjet. Ai këshillon që anëtarët e KSHZ-së në një afat të shkurtër të mblidhen dhe të dalin para opinionit me listë të pastruar.
“Nga ajo që e dëgjojmë nëpër media, nuk ekzistojnë të ashtuquajturit votues fiktiv”, tha Aleksandar Dashtevski, Ish – Anëtar i KSHZ.
Dashtevski i quajti manipulime numrat e të ashtuquajturve votues fantom dhe sipas tij, bëhet fjalë për vetëm 30 mijë votues për të cilët thotë se jetojnë jashtë shtetit dhe se do të votojnë atje ku jetojnë. Ai konsideron se KSHZ-ja nuk duhet të jetë ngatërresë e re në krizën politike që tanimë ekziston.
“Për atë që e kanë lënë seancën, unë besoj se nuk do të zgjasë dhe siç dëgjuam prej partive më të mëdha shqiptare, ata nuk kanë pasur mbështetje dhe kjo është shumë me rëndësi”, shtoi Dashtevski.
Dashtevski thotë se anëtarët e LSDM-së duhet të realizojnë zgjedhje dhe jo agjenda partiake. Përndryshe sipas LSDM-së duhet të kontrollohen mbi 200 mijë votues, ndërsa për VMRO-DPMNE-në janë të kontestueshme vetëm rreth 75 mijë të dhëna prej listës zgjedhore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës