LAJMI I FUNDIT:

Spanja tejkalon shifrën e 800 mijë të infektuarve me coronavirus

Spanja tejkalon shifrën e 800 mijë të infektuarve me coronavirus

Spanja ka raportuar një rritje prej 23,480 infeksioneve me coronavirus gjatë fundjavës, duke e bërë atë vendin e parë të Evropës Perëndimore që regjistron më shumë se 800 mijë raste në total.

Rritja shtyn numrin zyrtar të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në Spanjë në 813,412, vendi i tetë me më së shumti të infektuar, raporton BBC.

Numri i të vdekurve arriti në 32,225, nga 32,086 të premten, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Spanjës, transmeton Telegrafi.


“Ne jemi ende shumë të shqetësuar, javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”, tha Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

Spanja ishte një nga vendet e para evropiane që pa një kulm të dytë të infeksioneve të coronavirusit në fund të verës.

Që atëherë, qeveria spanjolle ka lëvizur duke vendosur kufizime për të frenuar përhapjen e sëmundjes në pikat e nxehta, të tilla, si kryeqyteti Madridi.

Ndryshe, sipas rregullave të reja, banorët mund të kalojnë kufijtë e qytetit vetëm për punë, shkollë, shëndetësi ose pazar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori