LAJMI I FUNDIT:

Spanja shënon fitoren më të thellë deri më tani në Eurobasket

Spanja shënon fitoren më të thellë deri më tani në Eurobasket

Spanja ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në kampionatin evropian të basketbollit.

Spanjollët kanë triumfuar kundër fqinjëve tonë malazez me rezultat të thellë prej 99-60.

“Furia e Kuqe” dëshmoi cilësitë qysh në pjesën e parë, ku realizoi 51 pikë ndërsa pranoi 29 sosh.


Epërsinë prej 22 pikëve të 20 minutshit të parë e thelluan në pjesën e dytë duke dëshmuar se janë ndër favoritët kryesor për të fituar kampionatin, i cili për herë të parë në histori po zhvillohet në katër shtete të ndryshme.

Spanja me një përbërje super të fortë, triumfoi në saje të një loje të bukur në sulm dhe mbrojtje të çeliktë, ku rezultati në  semafor në  fund të  takimit tregonte shifrat 99-60.

Basketbollisti më efikas te spanjollët ishte Willy Hernangomez me 18 pikë ndërsa dy më pak i shënoi Nikola Vucevic i Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori