LAJMI I FUNDIT:

S&P i rikthehet prodhuesve kryesorë të naftës

S&P i rikthehet prodhuesve kryesorë të naftës

Agjencia e vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s ka zhvlerësuar titujt e borxhit të Arabisë Saudite, Brazilit, Kazakistanit, Omanit dhe Bahreinit. Lëvizja e agjencisë është e dyta në një vit, drejt prodhuesve gjigant të naftës.

Standard & Poor’s përmendi presionet e rënies së çmimeve të naftës për zhvlerësimin me dy gradë të Arabisë nga A+ në A-. “Rënia në çmimet e naftës do të ketë një ndikim të thelluar në treguesit ekonomik dhe fiskal të Arabisë Saudite, duke marrë parasysh varësinë e madhe ndaj naftës”, deklaron agjencia e kreditit. Rënia në çmimet e naftës që prej 2014-ës ka sjellur edhe më parë një “furtunë” zhvlerësimesh për prodhuesit e naftës, si Arabia Saudite, Rusia, Brazili dhe Venezuela, ku trazirat kanë rritur shqetësimet për dështim në pagesat e titujve sovran.

Lëvizjet ishin thuajse të njëjta me zhvlerësimet e bëra përgjatë 2015-ës dhe qenë paralajmëruar nga kreu i vlerësimeve sovrane të firmës, Mortiz Kraemer, shkruna ScanTv. Një vend që u kursye këtë vit, ishte Rusia. Standard & Poor’s deklaroi se lehtësitë fiskale i kanë lënë më shumë liri veprimi Moskës, megjithatë shtoi se mund ta ulë përsëri vlerësimin BB+ të vendit nëse sanksionet ndërkombëtare shtrëngohen përsëri. Brazili u zhvlerësua në BB nga BB+ dhe u mbajt në perspektivë negative, që do të thotë se mund të zhvlerësohet sërish. Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera, në Brazil rënduan edhe vështirësitë politike përveç presioneve ekonomike nga rënia e naftës.


Për lindjen e Mesme ekzistojnë presione të tjera shumë të mëdha, pasi shumë valuta përfshirë realin e Arabisë, janë të fiksuara me dollarin amerikan, duke limituar kështu mundësitë e zhvlerësimit të tyre. Autoriteteve u duhet gjithashtu të “gërmojnë” nëpër rezerva që të mbajnë shpenzimet në nivele që të mbështesin ekonomitë e tyre tejet të varura. Bahreini humbi dy pikë nga BBB- në BB, ndërsa Omani gjithashtu me dy gradë ra në BBB-.

Khazakistani u zhvlerësua me një gradë në BBB-, por mbeti në perspektivë negative për shkak të shqetësimeve mbi inflacionin, presionet e kursit të këmbimit dhe stabilitetit bankar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori