LAJMI I FUNDIT:

Sot votohet për hyrjen në fuqi të MSA-së për Kosovën

Sot votohet për hyrjen në fuqi të MSA-së për Kosovën

Parlamenti Evropian pas sesionit të mbrëmshëm me debate për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, e cila në tetor të vitit të kaluar është arritur mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, sot do të votojë për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

Siç ka raportuar mbrëmë KosovaPress, Kosovës edhe njëherë iu dha mbështetje e fuqishme për marrëveshjen, që sot përmes votimit pritet tëmerr sinjalin final..

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek para eurodeputetëve ka paraqitur rëndësinë e këtij dokumenti për Kosovën dhe bllokun 28 anëtarësh. Ajo ka thënë se kjo marrëveshje është me rëndësi historike për Kosovën, dhe njëherit ka kërkuar që përmes kësaj marrëveshje të ndihmohet në procesin e liberalizimit të vizave


Nga ana tjetër komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn ka thënë se kjo marrëveshje do t’i ndihmoj zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjes së e investimeve të huaja, me cka do të krijoheshin vende të lira të punës për kosovarët.

Hahn në prag të miratimit të MSA-së në mes të BE-së dhe Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje d uhet të shtojë bashkëpunimin rajonal dhe se në bazë të tij Kosova është obliguar që të arrijë marrëdhënie të përmirësuara dhe të qëndrueshme Serbinë.

Ai po ashtu ka thënë se për këtë arsye vazhdimi i dialogut me Serbinë është detyrim,

Ndërkohë Parlamenti Evropian në këto momente është duke debatuar për çështjet me rëndësi rreth terrorizmit, pas së cilës pikë do të diskutohet për hapjen e negociatave të MTL me Australinë dhe Zelandën e Re. Pas këtyre pikave me diskutues të shumtë, do të jetë Ulrike Lunaçek e cila prezanton rekomandimin me kodin A8-0372/2015, që flet për dhënien e pëlqimit të MSA-së në mes të BE-së dhe Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori