Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen sot në Zyrën e Presidencës, pas ftesës së tretë për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë nga ana e kreut të vendit.
Thaçi kishte dërguar edhe dy ftesa tjera për t’u takua me Kurtin, por siç kanë thënë nga partia e Kurtit për shkak të agjendës nuk kanë mundur të takohen me presidentin Thaçi.
“E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë, zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.
Ndërsa, Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet me presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë.
“Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai.
Sot, para këtij takimi LDK do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në.
Mediat kanë raportuar se VV tanimë i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke ofruar LDK-së t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus
Ambasadorja e SHBA-së për Drejtësinë Penale Globale, flet për Gjykatën Speciale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin