LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit pas një pauze të shkurtër nga seancat javore, rikthehen sot me 14 pika të rendit të ditës.

Prej tyre janë pesë pika që përfshijnë votimet për zgjedhjet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit.

Ndërkohë do të shqyrtohen në forma të ndryshme rreth 3 projektligje dhe tre raporte të Komisioneve.


Kjo është renditja e plotë e rendit të ditës për seancën e sotme të Kuvendit:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,
  7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
  9. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,
  11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
  12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-03 2 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
  14. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori