LAJMI I FUNDIT:

Sot fillojnë me punë deputetët e rinj të Maqedonisë

Sot fillojnë me punë deputetët e rinj të Maqedonisë

Ashtu siç u paralajmërua më herët, sot fillon edhe zyrtarisht seanca e Kuvendit të Maqedonisë ku duhet të verifikohen mandatet e fituara dhe të ri-fillojë puna dhomës ligjvënëse, por me deputetët e rinj që u votuan nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Seanca duhet të fillojë në ora 13 dhe duhet ta udhëheq kryetari në largim, Trajko Veljanoski.

Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga OBRM-PDUKM 51, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja 49 mandate, BDI 10, koalicioni Rilindje me Besë 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Ndërsa nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave.


Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve e konfiromon numrin e deputetëve të zgjedhur prezent.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga rardhët e deputetëve zgjedh kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit.

Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 62 deputetë të ri dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të përzgjedhur nga populli edhe në përbërje tjera. /Telegrafi/