LAJMI I FUNDIT:

Sot, dihen fituesit e Lotarisë Amerikane

Sot, dihen fituesit e Lotarisë Amerikane

Rreth 200 mijë shqiptarët, të cilët kanë aplikuar në muajin tetor të vitit që lamë pas për Lotarinë Amerikane, do të njihen me rezultatin pasditen e sotme pas orës 18:00. Ambasada Amerikanë në Tiranë tregon rrugën dhe mekanizimin për të parë përgjigjen, që për vendin tonë nxjerr fitues deri afro 3 mijë aplikantë (individë ose familjarë).

Sipas Ambasadës, njoftimet zyrtare të përzgjedhjes së fituesve do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017, vetëm në faqen e internetit www. dvlottery.state.gov, ndërsa sqaron se çdo faqe tjetër është mashtrim i individëve apo firmave pirate.

Edhe këtë vit, të përzgjedhurit nuk do të njoftohen si fitues përmes letrave, shtypit apo e-mailit, por vetëm duke klikuar në faqen zyrtare dhe duke plotësuar të dhënat e dala nga aplikimi fillestar. (Kodi 16-shifror i aplikimit, emri, mbiemri dhe datëlindja). “Çdo njoftim me e-mail ose letër që deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.


Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit, www.dvlottery. state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017.

Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë”, sqaron Ambasada. Përzgjedhja e fituesve Para se të kontrollojnë përgjigjen, aplikantët duhet të kenë përballë fletën e printuar në datën kur kanë bërë aplikimin. Aty gjenden të dhënat përkatëse, të tilla si kodi i regjistrimit 16-shifror, emri, mbiemri, si dhe viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin, ata duhet të hyjnë në internet në adresën e vetme zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan www.dvlottery.state.gov.al/ESC/.

Pasi të hapet kjo faqe, aplikantët duhet të klikojnë në emrin “continue”, i cili bën thirrje për të vazhduar më tej, ku në faqen pasardhëse shfaqen 4 hapësira boshe.

Të gjitha ato hapësira, të detyrueshme për t’u plotësuar, duhen mbushur me kujdes, ku në rend nga sipër-poshtë, shënohet fillimisht kodi i konfirmimit të regjistrimit. Në fushën e dytë shkruhet me germa kapitale mbiemri, i pasuar nga datëlindja dhe një kodi i sigurisë, i cili shfaqet në ekran i përzgjedhur në mënyrë rastësore nga kompjuteri. Pasi të kontrollojnë të dhënat, të vendosura në fushat përkatëse, aplikantët duhet të klikojnë në butonin “Submit”, pas të cilit shfaqen në ekran dy variantet e mundshme, që tregojnë nëse jeni fitues ose jo.

Në rast se aplikantët kanë fituar mundësinë për të udhëtuar drejt shtetit amerikan, sipas numrit që shteti amerikan asocion, ata duhet të presin nga 5 deri në 16 muaj për t’u thirrur për intervistë. /Shekulli/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori