Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.
Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë, me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar.
Dokumenti i pare i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit. Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin. Ky lloj shërbimi sigurisht erdhi duke u zhvilluar e përsosur si një nevojë e domosdoshme e komunikimeve universale, ku filluan te përdoren kalorësit dhe karrocat me kalorës dhe në raste të veçanta të shoqëruar me forca te tjera.
Një rëndësi të veçantë në këtë periudhë mori shpejtësia e dërgimit të mesazheve dhe mbrojtja e lajmëtarëve. Në shumë vende lajmëtarët filluan të shoqëroheshin me mjetet e kohës duke transmetuar lajmin në formë stafete deri në mbërritjen në destinacion. Në këto momente konfigurohet realisht simboli tani i pa zëvendësueshëm i lajmëtarit (sot shpërndarësi i postës) i cili tani është transmetuesi dorë më dorë i të gjitha mesazheve të shkruara, mesazhe të cilat nuk mundi ti zëvendësoj as teknologjia moderne e kohës së sotme
Me lindjen dhe zhvillimin e sistemit kapitalist, shërbimi postar u be një domosdoshmëri e veçante komunikimi ndërmjet vendeve qe tani kishin një zhvillim te shpejte industrial. Komunikimi ndërmjet industrialistëve u be nevojshme lëvizja me shpejtësi e dokumenteve dhe mallrave, për ngritjen dhe sigurimin e tregjeve te shitjes. Rritja e shpejte e sektorëve te ndryshëm te ekonomive te vendeve te ndryshme e kryesisht atyre te zhvilluara u shoqërua edhe me dendësinë e madhe te dokumentacionit.
Një tjetër simbol i veçantë i bashkëngjitet simboleve te postes automjete te veçanta për transportin e postave me embleme e simbole njohëse për publikun. Kërkesa për komunikime me shpejtësi ndërmjet vendeve ne kontinente te ndryshme rriten koston e këtij shërbimi. Njëkohësisht filloj te rritet me shpejtësi komunikimi me shkrim ndërmjet njerëzve si e vetmja mënyrë komunikimi ndërmjet tyre. Ne këto kushte lindi si domosdoshmëri përcaktimi i rregullave universale te komunikimit dhe mënyrat e pagesave. Ne fillim te shekullit 17 filloi shkëmbimi i dërgesave postare ndërmjet vendeve, bazuar ne marrëveshje bilaterale ndemjet tyre, por qe vazhdonte te mbetej shqetësim mënyra e pagesës se shërbimit për shkak edhe te kostove te larta te tij.
Ne vazhdim te përpjekjeve për te gjetur zgjidhje te pranueshme, ne vitin 1840 lordi Sir Rowrland Hill vendosi sistemin e pagesës se shërbimit nga dërguesi me pulla postare, sistem i cili vazhdon te përdoret gjerësisht edhe sot ne te gjithë boten. Ne këtë vit krijohet edhe simboli me i shenjtë dhe shume i përdorur ne shërbimit postar, polla postare e cila vazhdon te përdoret sot gjerësisht ne te gjithë boten duke u bere edhe një objekt koleksionimi nga milion njerëz ne bote, dhe vete ajo transmeton mesazhe te pa zëvendësueshme për te gjitha popujt e botes .
Ne vitin 1863, nen drejtimin e menaxherit te përgjithshëm te postave te SHBA Motgomery Blair, me pjesëmarrjen e 15 vendeve te zhvilluara te Evropës dhe Amerikën, u zhvillua konferenca e Parisit, ku u përcaktuan disa norma e principe te përgjithshme për një marrëveshje postare ndërkombëtare.
Rritja me shpejtësi e ekonomisë, e veçanërisht industrializimi i shpejte i shume vendeve, diktuan domosdoshmërinë e organizimit te shërbimit postar ndërmjet tyre, sepse lëvizja e shume dokumenteve, tërhoqi vëmendjen e industrialistëve te vendeve te ndryshme te cilët kaluan deri ne zhvillimin e industrisë postare. Ne vazhdim te përpjekjeve për vendosjen e rregullave universale ne realizimin e shërbimit postar, me 15 shtator te vitit 1874, Henrich Von Stephan, funksionar i larte i postes Gjermane, ne Berne te Zvicrës nen kujdesin e Qeverise Zvicerane dhe me pjesëmarrjen e 22 vendeve me te zhvilluara, paraqiti projektin për miratimin e unionit postar ndërkombëtar, Projekt i cili u miratua me 9 tetor te këtij viti. Qe atëherë 9 tetori u celebrua dita botërore e postes.
Ne vitin 1878, ky Union u shndërrua ne Bashkimin Postar Universal (UPU), ku u përcaktuan rregullat baze te funksionimit te shërbimit postar botëror. Bashkimi Postar i Përbotshëm është një organizatë e specializuar e Kombeve te Bashkuara e cila përbehet nga 191 anëtarë. Rrjeti postar botëror ka ne përbërje te tij mbi 600 mije zyra postare, mbi 5 milionë punonjës dhe qarkullon me miliarda objekte postare ne vite.
Futja e teknologjive te reja te komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes te mëtejshme te shërbime postare ne mbare boten, duke kaluar ne përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, te cilat ndikuan shume shpejt ne rritjen e shpejtësisë te lëvizjes se objekteve postare.
Me gjithë shpejtësinë e madhe te zhvillimit te komunikime elektronike, roli i postes vazhdon te jete i pranishëm kudo ne bote si një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i përdorur ne çdo vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Vetëm këtë javë n'LUXX HALL biletat 3€ ma pak !

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës