LAJMI I FUNDIT:

Sonte në Debat Plus rrëfime ekskluzive për Luftën UÇK-së (Video)

Sonte në Debat Plus rrëfime ekskluzive për Luftën UÇK-së (Video)

Në edicionin e sotëm të emisionit ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, do të mund të ndiqni rrëfime ekskluzive të protagonistëve të rëndësishëm të luftës në fillet e saj në vitet ‘90 dhe më pas.

Në emision të mund të dëgjoni të pathëna për organizimet dhe luftën e UÇK-së si dhe trajnimet e grupeve të para në Shqipëri.

Në një rrëfim të detajuar miku dhe bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Fadil Begu, tregon për nisjen, trajnimet dhe kthimin e grupit të parë nga Shqipëria. Ai e tregon edhe versionin e tij për vrasjen e Zahir Pajazitit.


Pjesë e të intervistuarve është edhe Sokol Poga, pjesëmarrës në trajnimet e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Poga flet edhe për arrestimet e mundshme nga shteti Shqiptar, duke treguar se kush intervenoi për t’i liruar nga burgu.

Ndërkaq udhëheqësi i stërvitores së Helshanit tregon se si dhe nga kush u largua nga lista e veteranëve.

Organizimi i operacionit Shigjeta, vështirësitë dhe sfidat e realizimit të tij vijnë në një rrëfim nga njerëzit që ishin pjesë e këtij operacioni.

Këto dhe detaje të tjera i kuptoni në edicionin që transmetohet sonte në orën 20.30 në RTV Dukagjini.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/461440417678504/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori