LAJMI I FUNDIT:

Sonte mblidhet OBRM-PDUKM-ja, komiteti do të diskutoj disa çështje aktuale shtetërore

Sonte mblidhet OBRM-PDUKM-ja, komiteti do të diskutoj disa çështje aktuale shtetërore

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, do të mbaj mbledhjen e komitetit të partisë, me ç’rast do të diskutohen disa pika.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat, lideri i partisë, Hristijan Mickoski.

Ai tha se temat e debatit do të përfshijnë propozimin për deklaratën e referendumit, analizën e aktualitetit politik dhe gjendjen ekonomike në vend.


“Sot kemi mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv nga ora 19, nesër është Komiteti Qendror, do të diskutojmë për zhvillimet aktuale, po ashtu do të dëshiroja që Komiteti Ekzekutiv të merrte një vendim për djegien e automjetit të deputetit në Prilep. Këto ditë Prilepi është si Bejruti në kohët më të këqija, sot sërish një veturë është djegur, pra gjatë natës. Edhe për propozimin për deklaratë referendumi, të shohim se çfarë lloj referendumi, kur do ta nisnim, si do ta fillonim, në çfarë do të fokusoheshim etj, për të dëgjuar anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë çfarë mendojnë dhe analiza normale për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, e cila është një temë standarde në ato pak orë kur mblidhet Komiteti Ekzekutiv. Sepse gjendja e ekonomisë, hajde, po ta lëmë mënjanë politikën, që është katastrofike, është edhe apokaliptike. Pas dy muajsh fillon viti shkollor dhe vjen vjeshta, pastaj ditët e dimrit, shohim çmimet e energjisë në rritje të vazhdueshme, nuk shohim se dikush po merret me të, nuk shohim që dikush po merret me sigurimin e rezervave të grurit etj, kështu që situata është komplekse dhe si një parti politike shtetformuese duhet të dalim me qëndrimin tonë pas disa pyetjeve të hapura”, theksoi Mickoski.

Kujtojmë se idenë e një referendumi, lideri i OBRM-PDUKM-së e ka shprehur tashmë e disa ditë radhazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori