LAJMI I FUNDIT:

Sociologu rus në televizionin e kontrolluar nga Putini: Mizori është ajo që po bëjmë në Ukrainë

Sociologu rus në televizionin e kontrolluar nga Putini: Mizori është ajo që po bëjmë në Ukrainë

Në një program të fundit në televizionin shtetëror rus, një panelist u ndërpre nga drejtuesi pasi kritikoi bombardimet e Rusisë ndaj termocentraleve të Ukrainës.

Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj termocentraleve të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte shkatërruar 30 për qind të termocentraleve ukrainase në tetë ditët e fundit, “duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin”.

Gjatë një diskutimi në televizionin shtetëror rus, pjesëmarrësit diskutuan sulmin e fundit rus ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Sociologu Alexey Roshchin më pas filloi të kritikojë veprimet e Rusisë.


“Unë nuk e di se për çfarë lloj rendi të drejtë botëror mund të flasim kur shkatërrojmë termocentralet dhe infrastrukturën në Ukrainë”, tha Roschin.

“Kishe ikur për një kohë të gjatë, disa gjëra i ke mbajtur në shpirt”, ndërhyri prezantuesi Andrej Norkin.

“Vendosët të hidhni gjithçka nga vetja. Po flisni marrëzi”, shtoi ai.

“Kjo është mizori dhe sadizëm, një luftë kundër civilëve. Kjo është një luftë kundër njerëzve”, vazhdoi Roschin.

Norkin e ndërpreu përsëri fjalën duke i thënë se “Po më bën të shpjegoj gjithçka që është thënë në studion tonë në mungesën tënde për tre, katër, pesë vitet e fundit”.

“Si qytetar jam përgjegjës, por nuk e kam miratuar bombardimin e termocentraleve të Ukrainës”, u përgjigj Roschin.

“Le të pretendojmë se kemi dëgjuar pjesën tjetër të manifestit tuaj, a keni ndonjë gjë të rëndësishme për të thënë?” e pyeti Norkin.

“Kur kjo është gjëja që bëjmë ne, është e kuptueshme se si ndihen ata për ne”, përfundoi Roschin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori