Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe sot gjatë debatit në Kuvend, ka folur rreth kornizës së kualifikimeve të standardeve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se deri në vitin 2004 kemi pasur program studimor katër vjeçar.
“Në vitin 2005 u vendos që sipas konventës së Bolonjës edhe studimet tre vjeçare. Kjo zgjati deri në vitin 2017, një periudhë 13 vjeçare ku shteti jonë i mundësoi të gjithë studentëve në vend të aplikojnë në pajtueshmëri me rregulloret e shtetit në studimet tre vjeçare. Derisa në vitin 2018 përsëri u kthyen studimet katër vjeçare, por vazhduan edhe tre vjeçare. Ku e kam poentën sipas kornizës evropiane të kualifikimeve, studimet deri-diplomike zgjasin së paku tre vite, respektivisht grumbullimi i 180 kredive dhe varësisht nga dizajnimi i programeve studimore mund të zgjasin edhe katër vite respektivisht 240 kredi. Por pavarësisht sa zgjasin tre apo katër vite në Evropë, studentët marrin gradën i diplomuar. Ajo që është me rëndësi në Evropë, është që duhet të arrihen disa rezultate, si të mësuarit, learning outcomes, plotësimi i programit studimor dhe të tjera”, ka thënë Snopçe.
Ai ka deklaruar se çështje e cila është ndryshe në kornizën nacionale të Maqedonisë së Veriut në krahasim me kornizën evropiane të kualifikimeve, nga të gjitha shtetet e Evropës, në kornizën tonë nacionale kemi dy nivele të kualifikimit VI dhe VI-B.
“Pra gjithë kund në Evropë është i diplomuar bachelor – grada VI, ne në Maqedoni kemi dy grada VI dhe VI-B. Ky gradim te ne shkakton huti dhe thellohet akoma më tepër paqartësia e shkallës së kualifikimit. Normalisht si derivat i kësaj, pastaj kemi sjellë edhe akte ligjore dhe nënligjore, mbi të cilat bëhet diskriminimi i të gjithë atyre studentëve të cilët kanë diplomuar prej vitit 2005 deri në vitin 2017 dhe që vazhduan në ciklet tre vjeçare që ne si shtet i kemi mundësuar në konkurse të ndryshme shtetërore. Pra ne e dimë që në konkurset që hapen vendosim kushte që duhet të ketë 240 kredi. Derisa në Evropë nuk është kështu të ketë gradën VI apo VII – master apo VIII – doktor i shkencave. Pra, kjo krijon diskriminim i shumë studentëve të cilët kanë diplomuar. Të cilët ne si shtet kemi kontribuar. Pyetja ime është se a jeni të vetëdijshëm për diskriminim që nuk është në përputhje me kornizën e kualifikimeve të standardin evropian. Dhe normalisht a keni plane të ndërmarrim diçka?”, ka deklaruar Snopçe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë