LAJMI I FUNDIT:

Smaka tregon shkeljet e Kushtetutës gjatë zgjedhjes së Thaçit president (Video)

Smaka tregon shkeljet e Kushtetutës gjatë zgjedhjes së Thaçit president (Video)

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, vlerësoi se shumë shpesh është shkelë Kushtetuta nga liderët politikë të vendit, si nga Presidentja, ashtu edhe nga Kryeministri. Ai i identifikoi një nga një shkeljet që janë bërë.

“Kushtetutën e ka shkelë Presidentja kur e ka nis procedurën e vlerësimit të Asociacionin e Komunave Serbe si Komunitet në Kushtetuese”, tha ai, duke sqaruar se fjala komunitet është një nivel më i lartë se Asociacion, por që sipas tij, kjo është heq nga liderët politikë, të cilët e nënshkruan këtë marrëveshje.

“Kryeministri i ka bërë 23 shkelje, e as nuk skuqet, se le më me dhënë dorëheqje”, tha ai.


Duke diskutuar se Kushtetuta nuk e ndalon votimin ndaj vetës, Smaka tha se Pacolli dhe Sejdiu nuk e kanë shkelë Kushtetutën.

“Çdo gjë që nuk është shprehimisht e ndaluar është e lejuar.  Ia shoh për të madhe që pak është ngut”, tha ai lidhur me zgjedhjen e Thaçit President, duke thënë se si para, si pas zgjedhjes, Thaçi i ka të garantuara votat nga partia e tij për tu zgjedhur President.

“Në ditën e votimit të Presidentit nuk kanë qenë 120 deputetë. Neni 86 i Kushtetutës presupozon me qenë më tepër se dy kandidatë, se në votimin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë vota më shumë. Kryeministri edhe para medieve ka shkuar të flas me deputetet e tij për të votuar Thaçin. Ai nuk është i thirrur për me i propaganduar deputetët”,  përmendi Smaka si shkelje kushtetuese gjatë procesit të zgjedhjes se Thaçit president.

“Kushtetuta nuk është përfill. Sa e di unë, nesër ka me u dërguar në Kushtetuese procesi i zgjedhjes se Presidentit”, tha Smaka.

https://www.youtube.com/watch?v=LlJkA94W4Ys

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori