Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për dy javë ajo do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj nga shtëpia. Kështu që vendi sipas saj nuk do të ketë vakum institucional.
“Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.
Por njohësi i Kushtetutës Riza Smaka, thotë se nëse Osmanit i përkeqësohet gjendja dhe ka nevojë për tretman mjekësor, Kuvendi duhet të emërojë dikë në vend të saj.
Por ai shton se tanimë është koha që Kuvendi të fillojë me procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Sëmundja e saj është aksidentale, por mund të pritet që ajo të mjekohet dhe atëherë mbetet çështje e Kuvendit për ta emëruar dikë si ushtrues detyre i përkohshëm edhe do duhej menjëherë të hapen procedurat për zgjedhjen e presidentit. Edhe ashtu është në afatin e skadencës. Edhe nuk do të duhej kurrsesi që të arrihet të bëhet një marrëveshje politike paraprake për personin e caktuar, se do të ishte në kundërshtim direkt me nenin 70 të Kushtetutës. Do duhej të zgjidhej personi që do të merrte vota, që do të merrte mbështetje në bazë të votave të lirshme e jo të imponuara”, thotë ai.
Mirëpo, Smaka thotë se para se të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, duhet të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, respektivisht paragrafi i 6-të i tij.
“Do duhej që brenda muajt të hapet procedura për zgjedhjen e presidentit dhe do të ishte fort mirë që z.Hoti që të hapte një amendament dhe t’ia jepte Kuvendit dhe të bënte ndryshimin e nenit 86, se paragrafi 6 i këtij neni e stimulon dhe e favorizon shkeljen e Kushtetutës për shkak se në raundin e tretë, faktikisht del ajo që duhet zgjidhet medoemos kandidati përndryshe do të shpërbëhej Kuvendi. E shumica e deputetëve nuk do ta kishin rrezikuar postin e deputetit për shkaqe të parimeve të caktuar, por vetëm për shkak se po u shpërndaka Kuvendi”, thotë ai për kp.
Kushtetuta e vendit, ka paraparë që nëse Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Por aty nuk është definuar nëse edhe ushtruesi i detyrës nuk është i aftë për shkaqe shëndetësore të përmbush përgjegjësitë e tij, apo ta saj.
“Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit] 1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës