LAJMI I FUNDIT:

Skulptura me trupa njerëzish në Manhattan

Skulptura me trupa njerëzish në Manhattan

Banorët e Manhattanit të poshtëm mbetën jo pak të befasuar kur duke kaluar rrugës panë artistët e çmendur të cilët me trupat e tyre kishin formuar skulptura, edhe me forma të pazakonta.

Performansa “Trupat në hapësirat urbane” është pjesë e festivalit “Crossing the Line” të organizuar nga Instituti Alliance Française.

Artistët me trupat e tyre imituan hidrantin, skulpturën mbushën kalimet ndërmjet dy ndërtesave, bile edhe qëndruan me kokë teposhtë në kontejnerin e bërllokut. Të gjitha i kishte paramenduar koreografi Will Orner, ndërsa për fotografi u kujdes fotografi i “The Wall Street Journal”. /Telegrafi/