LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e UFO-ve fluturoi mbi Itali

Skuadra e UFO-ve fluturoi mbi Itali

Kohë më parë mbi qiellin e Italisë fluturuan një numër i madh i objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO) të cilët dukeshin qartë në qiellin e kaltër ndërsa pas një kohe këto objekte zhdukeshin pas reve. Ende pritet mendimi profesional i ufologëve.

Dëshmitari i cili incizoi këtë video thotë se menjëherë e kuptoi se ato objekte nuk ishin zogj, sepse objektet lëviznin shumë shpejtë dhe ishte i bindur se kishte parë UFO-t.

“Po punoja në kompjuter në dhomën time kur pashë një grumbull fluturakesh në qiell. Fillimisht mendova se janë zogj, por shpejt e kuptova se forma e fluturakeve ishte e rrumbullakët. Po ecnin nga perëndimi drejt lindjes dhe kur futeshin nën re zhdukeshin”, tha dëshmitari dhe shtoi se për një kohë të gjatë kishte pritur që fluturaket sërish të paraqiten në qiell.

Tamam kur vendosi të mos shikojë më drejt qiellit nga jugu u paraqitën edhe dy fluturake, ndërsa njëra arriti nga drejtimi i jugut, por që të tria shpejtë u zhdukën. /Telegrafi/