LAJMI I FUNDIT:

Skena kaotike në një qytet të Ukrainës: Një depo municioni në flakë, mbi 20 mijë të evakuuar (Video)

Skena kaotike në një qytet të Ukrainës: Një depo municioni në flakë, mbi 20 mijë të evakuuar (Video)

Mijëra njerëz janë evakuuar nga Balakleya në rajonin e Kharkovit të Ukrainës, pasi një zjarr masiv ka shpërthyer në një depo municioni, e cila thuhet të jetë më e madhja në vend.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ky qytet është përfshirë nga skena kaotike, pasi me qindra automjete kanë bllokuar trafikun, pasi administrata e qytetit Balakleya ka urdhëruar një evakuim emergjent, gjegjësisht për pjesën më të madhe të qytetit.


Pamjet e publikuara nga banorët vendas thuhet se tregojnë një zjarr të madh me atë që duket të jetë një raketë, duke fluturuar dhe rënë në tokë, dhe shpërthime të dëgjuara në sfond.

Shumica e popullsisë së Balakleya janë evakuuar, kanë bërë të ditur nga Departamenti i mbrojtjes civile i administratës së qarkut të qytetit për mediat e huaja.

“Vala e parë e evakuimit ka përfunduar. Shumica e popullsisë janë evakuuar me autobusë. Tani autobusët janë kthyer të evakuojnë pjesën tjetër. Specialistët janë duke shkuar nga shtëpia në shtëpi për të shikuar nëse ka mbetur dikush”, citohet të kenë thënë nga administrata e qarkut.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të vdekur e as për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Kalo në kategori