LAJMI I FUNDIT:

Skandali që ngriti në këmbë Washingtonin, kongresisti republikan kishte tentuar të futet në Kongres me revolen e mbushur

Skandali që ngriti në këmbë Washingtonin, kongresisti republikan kishte tentuar të futet në Kongres me revolen e mbushur

Policia në Washington është duke hetuar rastin, ku një kongresist republikan kishte tentuar të futet brenda Kongresit amerikan me revolen e mbushur, shkruan CNN.

Siç kanë bërë të ditur nga Capitol, kongresistit Andy Harris i cili haptazi mbështet idenë e lirisë së bartjes së armëve, i është zbuluar arma gjatë një kontrolle rutinore në hyrje të Kongresit, transmeton Telegrafi.

Harris, republikan nga Maryland, kishte tentuar të dorëzoj revolen kolegut të tij John Katk, i cili ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë me arsyetimin se nuk ka leje për bartje të armës, thuhet në kumtesë.


E disa kongresist republikanë që janë pro lirisë së mbajtjes së armëve – ishin habitur kur panë detektorin e metalit – e disa madje e kanë injoruar masat e reja të sigurisë.

Edhe pse këtë incident nuk ka dashur ta komentoj Harris e as Katko e policia, Reuters raporton se Harris në fund ka dalë nga Capitoli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori