LAJMI I FUNDIT:

Skandali i ndotjes përfshin edhe Renault-in, tërheq mijëra makina

Skandali i ndotjes përfshin edhe Renault-in, tërheq mijëra makina

Kolosi francez Renault, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për ndotjen e shkaktuar nga makinat e tij, bëri me dije se po tërheq nga tregu 15.000 automjete. Ky vendim u mor pasi testet treguan se ndotja e shkaktuar nga disa prej makinave të kësaj kompanie ishte shumë e lartë.

Javën e shkuar, tre prej impianteve të Renault u kontrolluan nga hetuesit francezë. Kontrolli bëri që Renault të humbte miliarda në bursa, pasi u rritën dyshimet se mund të bëhej fjalë për një tjetër skandal si ai i Volkswagen.

Renault, ndërkohë, ka premtuar se po harton një plan teknik për të ulur nivelin e ndotjes nga makinat e saj. Ministrja franceze e Ekologjisë, Segolene Royal tha se Renault nuk ishte e vetmja kompani në Francë që kishte shkelur rregullat për nivelin e dioksidit të karbonit dhe azotit, por ajo nuk përmendi emra të tjerë.


Sipas Royal, testet e ndotjes tek makinat nuk duhen bërë në impiantet e kompanive, por në rrugë, në kushte reale të përdorimit të makinës. Royal konfirmoi tërheqjen e 15.000 makinave nga Renault që ka premtuar se do të riparojë sistemin e filtrimit të tyre, Raporton Top Channel.

Në të njëjtin kuadër, edhe drejtori i shitjeve në kompaninë Renault, Thierry Koskas tha se po punohet për të zgjidhur problemin. I pyetur pse rezultatet e testeve të bëra në fabrika ndryshojnë nga to në rrugë, Koskas tha se Renault nuk ka gënjyer dhe se nuk ka përdorur programe kompjuterike apo metoda të tjera për të nxjerrë rezultatet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori