Qumështi me toksine, mishi i kalit në vend të lopës dhe sëmundja e lopëve të çmendura – janë vetëm disa nga aferat që kanë tronditur Evropën, por edhe tërë botën.
Evropën këto ditë e tronditin aferat e mëdha të lidhura me ushqimin, por as ne nuk jemi të kursyer nga lajmet e këqija. Ushqimet e rrezikshme siç shihet gjenden në çdo cep, por kështu në fakt është tashmë disa vjet, transmeton Koha.net. Ju kujtojmë aferat më të mëdha të lidhura me ushqimin, të cilat gjatë viteve të fundit kanë alarmuar tërë botën.
Mishi i kalit në produktet e gjedhit
Afera e madhe ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës për shkak të mishit të kalit i cili është gjetur në produkte të ndryshme – nga hamburgerët e deri tek lazanjet e ngrira. Janë bërë edhe disa arrestime, disa betohen në pafajësi, ndërsa shumica e publikut ka mbetur e hutuar për kualitetin apo më mirë të themi ushqimin jokualitativ që e hamë.
Qumështi i rrezikshëm
Në vitet e fundit Kina ka problem të madh me qumështin. Skandali ka dalë në pah në vitin 2008, kur të paktën gjashtë fëmijë kanë vdekur pas konsumimit të qumështit, i cili përmban melaminë. Fjala është për kimikatin industrial i cili shkakton gurë të veshkave tek fëmijët. Publiku ende është i tmerruar me sjelljen jotransparente të autoriteteve kineze, e cila është në favor të qumështoreve. Por situata nuk është e shkëlqyeshme as në rajon. Në ditët e fundit jemi dëshmitarë të aferës me toksine në qumësht, transmeton Koha.net. Fjala është për koncentrimin e rritur të aflatoksinës, e cila është gjetur në disa lloje të ndryshme të qumështit. Ajo çka ka tërbuar më së shumti publikun është mosekzistimi i kontrollit të mjaftueshëm të kualitetit për artikujt që na shiten.
Lopët e çmendura
Nuk ka shumë kohë që Britaninë e Madhe, por edhe vendet e tjera i kishte tronditur sëmundja e lopëve duke shkaktuar të paktën 80 raste të vdekshmërisë, ndërsa industritë e mishit janë gjetur në prag të falimentimit. Situata është përmirësuar vitet e fundit, por problemi ende nuk është zgjidhur deri në fund.
Mukoza rozë
As Amerika nuk është e kursyer nga aferat e ushqimit. E ka tronditur goxha shumë ajo me emrin “mukoza e rozë”. Çdo gjë ka filluar kur kuzhinieri i famshëm Jamie Oliver ka njoftuar publikun me termin mukoza rozë. Fjala është për aditivin i cili bazohet në mishin e lopës së përpunuar industrialisht, i cili përndryshe ka shërbyer si pjesë e ushqimit për qen. Përbëhet nga pjesët e bluara mirë të tetivave, yndyrat dhe indit lidhës. Po ka edhe shtesa tjera, si amoniaku, të cilat janë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Zinxhirët kryesorë të ushqimit të shpejtë dhe supertmarketët kanë hedhur produktin, por jo tërësisht, sepse ende mund të gjendet në disa ushqime.
Escherichia coli
Epideminë Escherichia coli në vitin 2011 në Evropë e kanë nxitur farat e fenugreek të importuara nga Egjipti. Kjo ka qenë epidemia më vdekjeprurëse e bakterit të rrezikshëm në kohën e re – kanë vdekur më shumë se 30 njerëz, më shumë se 3000 janë sëmurë.
Listerioza
Në vitin 2011 Amerikën e ka tronditur edhe një aferë e shkaktuar nga ushqimi. Pasi që kanë kaluar kufirin e SHBA-së, pjeprit e infektuar me listeriozë kanë marrë 30 jetë, ndërsa 146 njerëz janë sëmurë, transmeton Koha.net. Bakteri i rrezikshëm Listeria monocytogenes është bakter i dobët patogjen i cili shumohet në tokë. Njeriu mund të infektohet me të nëse han ushqim të kontaminuar, ndërsa mund të rritet edhe në temperaturën prej vetëm katër celsius. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lansohet rrjeti që mundëson luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Samiti i Sigurisë Adria 2024 hapet zyrtarisht në Sarajevë – ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand