LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Disa ditë më parë përmes rrjeteve sociale, Kylian Mbappe kishte njoftuar zyrtarisht se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën e Paris Saint-Germainit.

Tashmë të gjithë e dinë se francezi do ta bëjë realitet dëshirën e tij të kahmotshme për t’u bërë pjesë e Real Madridit, klub i cili tash e disa vite po e kërkonte me ngulm.

Sidoqoftë, në atë që ishte ndeshja e fundit e Mbappes para tifozëve të PSG-së në ‘Parc des Princes’ gjërat nuk shkuan ashtu siç ai kishte planifikuar.


Përveç humbjes me rezultat 3-1 që pësuan ndaj Toulouse, mediumi francez Le Parisien ka raportuar se Mbappe ka pasur një përplasje të ashpër me presidentin Al-Khelaifi.

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano
Lexo po ashtu Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Kjo përplasje mes dy palëve mendohet të ketë ndodhur në një dhomë të izoluar rreth një orë para fillimit të ndeshjes. Kjo përplasje e tyre kishte bërë që lojtarët të futen në fushë katër minuta me vonesë.

Shefi i PSG-së ishte i nervozuar për faktin se lojtari nuk e kishte falënderuar atë në videon lamtumirëse. Kylian nuk e përmendi madje as emrin e presidentit në atë video.

Mbappe dhe Al-Khelaifi raportohet se nuk kanë folur me njëri-tjetrin që në momentin kur francezi ia ka komunikuar atij vendimin për t’u larguar nga klubi.

Në vitin 2022, Al-Khelaifi dhe Emiri i Katarit dyshohet se e kishin detyruar Mbappen me forcë që të nënshkruajë kontratë të re tek PSG-ja, pa dëshirën e lojtarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori